LEFTER SHOMO
TANKA E HAJKU VJESHTE
Para se dimri
të ketë mbritur ,vjeshta
hap heshtjen e saj.
Shpërthim ngjyrash
e bukuri refleksesh
në fusha e male..
I ruan çdo vit vjeshta
për finalen e madhe.
Gjuhë të brishta
gjithandej thotë vjeshta
në gjethet e trishta.
Të gjitha vjeshtat
vizatojnë në gjethe
nga një perëndim..
Me të artën bukuri
bien shpesh në dashuri.
Vjeshtën kërkojnë
meloditë e verës...
me ngulm e me nge
që të gjejnë si zogjtë
veç të humburën fole.
Djalosh i bukur
mos shko te argjendari
Prit se vjen vjeshta
Në parqet e natyrës
aty do të gjesh arin.
Shoh gjatë vjeshtës ,
në stinën gjetheshkundur
Kudo rrinë e më flasin
t' gjitha sendet e bukur,
ah,sendet që kam humbur.
Kur pemët zhvishen,
haptas zbulojnë trupin..
Hardhi e virgjër
Ndrojtur i sheh mes syve
strukur,skuqet nga turpi.
Përpara ngjyrash,
të kuq,të verdhë,t' artë...
i thashë dimrit:
Nuk ka si kjo natyra..,
Të lutem prit edhe pak.
Nga trupi i saj
vjeshta rrëzon përtokë
gjethet e thata.
Si një zonjë e brishtë
që lehtas heq dorashkat.
Lefter ShomoK/ 51h.t.p.i


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου