Nën hijen e mendimeve në kërkim
Përgjoj të shkretëtirës jehonë
Të shënjtën orë të përsiatjes
Pres padurim këngët e ciatjes
Të pacunguar e kërkoj vetminë
Në mushtin poetik që fermenton..
Në mushtin poetik që fermenton..
Po flenë të miat pëshpërima
Një llavë tingujsh në gjum e letarg
Heshtje të pashprehura me mijra
Ligjërime të arta plot rima
Këngë refugjate që shkojnë larg.
Herët s'i zgjoj vargjet e pathëna
Fshikëzat e mendafshit në rritje
Flenë të bekuarat ëndërrime
Si prushi i fshehtë me rrëgëtime
Një vullkan i fshehtë në pritje
Plot zërash të zjarrta mban brenda.
Flenë të bekuarat ëndërrime
Si prushi i fshehtë me rrëgëtime
Një vullkan i fshehtë në pritje
Plot zërash të zjarrta mban brenda.
T'ëmblat heshtje mos zgjoni pa takt
Të nesërmet trompeta zëmira
Mos guxoni t' u prishni foletë
Do provoni stuhitë, rrufetë
Mos përfitoni nga gjumi i paktë
Do të bëhen gjëmime, shkreptima.
Lefter ShomoΚ/58 p.i α.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου