LEFTER SHOMO
BIJËS TIME,VIOLETËS
Deri vonë me padurim të prisja
Me vëzhgim plot ankth ndenjur në ballkon
Lutjen edhe shpresën i gostisja
Që të vish,makinën të ndalosh.
Si një sihariq mbrin kjo makinë ,
Ishe fillestare në guidim
Si të ishte shpirti yt, e jotja
frymë
Dhe cigaret filkja pa pushim.
Hekurash gatuar kjo veturë
Unë e shoh sikur ajo ka besë
Lutem t'jesh shëndosh t' jesh e sigurtë
Sy të lig ti rrugës mos të gjesh.
Si shok besnik pandarë prej teje
Rreh motori si zemër pa bujë
Sa më sheh nis e më flet me shprehjen
Më thotë si ti: pa gajle o babush.
Lefter ShomoK/68 p.i.α.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου