Τετάρτη 29 Απριλίου 2026

LEFTER SHOMO FJONGO E MAGJISË"

 

LEFTER SHOMO
FJONGO E MAGJISË
Flokëbjonde me të vjeshtës t' artat jele
N' ato flokë sollën zogjtë kallza gruri
Erëshkundja më çon detesh me valë dehjesh
Edhe ndjellin me lakmi dëshira burri.
Në lëndinën valëvitur me erëkrehje
Ka ndërtuar bukuria foletë e joshjes
Ku aromat pështjellojnë ngacmime dhelesh
Kopsht me naze lozonjare të bukuroshes.
Flokëdendur si gjithnajë në një korie
Valëvitet si flamurth fjongoja e trashë
Syrin tim të lidhur mban me të magjisë nyje
Gjithnjë t' yshtur shpirtin tim e mban moj vashë.
Lefter ShomoK/19p.i.sh.








Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου