LEFTER SHOMO
SHKALLARËT E RINISË
Vendin tim të shtrenjtë qafova
Rrugëve malluar ngela
Keqas kujtesat qortova
Të tradhtisë,rinisë bedela.
Me ethe rrugë shpirti ngjita
Pranë bangosh të mësimit
Pirgje mallimi përtypa
Lulëri të mallëngjimit.
Nëpër shtigje të rinjsh hyra
Dikur digjnin si kamini
Sot kujtim nxirë në tymra
Zvetënim,nuancë trishtimi.
E kujtoj mamanë te porta
O n' oborr më pret akoma
Të më ngopë puthjesh të ngrohta
Në faqe,duarve të njoma.
Punës babai i këputur
Më mbështjell krahëve me dhele
Pastaj nis xhepave futur
Të shpërndajë karamele.
Dashuri e miq kanë ikur
Anembanë mërguar botës
Bisqe të argjendtë vyshkur
Tani rrojnë n'erën e shqotës.
Shkova trojesh aq malluar
Që dikur i kam përfillur
Thuaj ishin t' akullzuar
Ato jashtë më kishin mbyllur.
Ëndrra kanë ngelur mitesh
Pa kuptuar larg nesh vanë
Çdo vegim parë prej vitesh Të rinisë shkallarë u thanë.
Rri me ngulm kujtesa ime Ëndërron si dje mot t'artë
Në gëzim,dhimbje dëfrime
N' ëndrra ndjell t' rinisë shkallarë.
Lefter ShomoK/48p.i.sh.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου