LEFTER SHOMO
SYTË E TU
Ishe e jetës sime rrugë e madhe
E mban mend, notoja syve blu
Në të mitë sy pe fishekzjarrë
Të mbaja në mes syve si pikturë.
M'i hetoje plot dyshim shikimet
Ah, të gjeja perla brenda sysh,
Si naiv, besoja në trillimet
S'i besoja diellit që ndrit.
Vragë kalimtare lanë ndjenjat
Veç kujto se ishe e imja frymë
N' ato sy lexoja vetëm vjersha
Në të mitë ti, tymra dhe enigmë.
Burg s'i bëre sytë e dashurisë
Të më mbyllje peng përjetë
aty
Vij aty të shuaj nostalgjinë
Oh,sa shumë t'i desha ata sy!
LEFTER ShomoK/58p.i.sh.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου