Παρασκευή 17 Απριλίου 2026

LEFTER SHOMO " O ZANË FYTYRËMBËLA"

 

LEFTER SHOMO
O ZANË FYTYRËMBËLA
O zanë fyfyrëmbëla
Më e ëmbël dhe se mjalti
Gatuar qetë nga ëndrrat
Ta endën ëngjëjt fatin.
Puhi e freskët në oqean
Ti lule buzëqeshjesh fal
Si flakë kamini ,si vullkan
Puthja e jote ngroh si zjarr.
Sa herë ti picëron qepallat
Gazin tim shpalos si hartë
I bën realitet dhe përrallat
Më çon në qiellin e shtatë.
Në të zezën shenjë te gusha
Ti kurmëgdhendura mermer
Stepet syri im tek buza
Prej së largu të marr erë.
Ke mbi mollëza dy groppele
Falmi e mi bëj fole
Të jap puthje përkëdhelje
Vend jetese, sa volet!
Bilbilat si edhe pëllumbat
Qeshjen tënde kanë zili
Mi bëj këngë e ninulla
Gëzim,ëndrra,qetësi.
Ti ndjenjat s'mund t'i ndalësh
Përcjellin vrull të dashurisë
Prit, se dashuri do marrësh
Nga ai kopsht mbjellë ndjesi
Një puthje po t' më dhuroje
Yjet do kisha robëruar
Si unë po t'më dashuroje
Do t'i kisha sjellë në duar.
Lefter ShomoK /56p.i.sh.











Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου