LEFTER SHOMO
PERLA E GËZIMIT
U shpërnda e trishtuar reja
Çehrja zymtësinë përzuri
Lotët i shpërtheu zemra
Çastin kur i humbi zëri.
Fytyra jote u bë gërmadhë
Loti ankesën hedh si shiu
Zbret nga gjerdhet në qepallë
Bie si ruazë e zgjidhur.
Loti zbret të bjerë në tokë
Mes një brazde hidhërimi
E padrejtësisë proskë
Turret vrullshëm si trishtimi.
Lot gëzimi,lot i shijes
Ulet si kristal i mefshtë
Ndalet si yll lumturie
Përmbi mollëz ndrit si perlë..
Lefter ShomoK/ 43 p.i.sh


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου