Ajo bredhake hënë që lart shëtitje dilte
Krekosur,hijerëndë orvatej drejt shtëpisë
Njëherë endej detesh,e herë lart në pyje
Si një kusare zemrash që hyn në dashuri.
Kur ish ajo e plotë,çdo
zemërndjerë rrëmbente
Dhuronte fërgëllitje në ndjenja, pa shpjegim
Si nuse mes dalldisë njëherë shëmbëllente
Tjetrën, si pamje gruaje zhytur në marrëzi.
Ajo me çehre joshjeje si zonjë lozonjare
Me ledha e me naze lodron me hijedritë
Në porta nuk troket e futet në dritare
Në zemra rindez zjarre që asnjë nuk mund t'i fikë.
Si një kusare mjeshtre që hyn pandjerë në zemra
Përpiqet të ngulitet ajo në ndjeshmëri,
Dhe hyn drejt pa trokitur mes grilave e brenda
Si hyjnë emocionet pa pyetur asnjeri.
Lefter ShomoK/53 p.i.sh.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου