E vetmja dashuri
Aty ku humbet magjia është çasti kur pyet për mua. Vargu im jam unë pa moshë, me trillin e shpirtit. Kur më pyet pse shkruaj, ma mbyt poezinë. Njeriu nuk pyetet pse jeton siç do. Kur më pyet sa jam, të "vockël" më quan. Por unë jam aq stinë sa ti veç pranverë të jesh. Kur më pyet nga jam, universin e lëndon. Se globi njerëzor këngën e këndon në një hartë. Kur më pyet: a je çame? atëherë nuk hesht. Si plagë më lëndon dhe vargu gjak më rrjedh. Kur më pyet: a fjete mbrëmë? me bufin duel kërkon. Se errësira eshtë të shohësh nuk e qorron vdekja. Kur më pyet kush jam, një shqipe jam, or ti që vargun zemër e kam dhe fjalën gjak që rrjedh. Kur më pyet nëse e dashuruar jam, përgjigje s’do të marrësh kurrë. Iluzionet janë tretur. Atdheu eshtë familje Dhe familja truall. E vetmja dashuri... Migel Flor


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου