I vodha diellit mijra mendime
Reflekse ylberi i mora të ndriçosh
Mbi faqe të bardha zemra hedh shkrime
Dëshirën që ndjej,njësoj ta jetosh.
Me shkronja ndërtoj të dashurisë kështjellë
Me dhjetë prej gërmash që kanë të zemrës fill
Idetë si rreze një yll m'i ka sjellë
Kurorë me lule e ndjenja si trill.
Gdhend një fjalë mbi të dashurisë fronin
Pa ojna e fioritura, s' janë për mua
Fjalës dashuroj ia theksoj tonin
Në çdo fjalë, mall puthjengarkuar.
Mungon shumë,ndodhesh larg si distancë
Të përsosurat fjalë në sy kanë strehim
Ngroh duart në letrën tënde të zjarrtë
Sa herë i vendos mbi xhepin tim.
Me bojën e marrë nga zemra ime
Që kurrë s' do gjesh në internet a smartfon
Brenda do gjesh zemërrahje plot ritme
Çdo shkronjë një admirim të dërgon.
Kjo letër e zemrës e mbushur me shpresë
S' ka sipër saj as emrin tënd as emrin tim
Se njerëzve në dashuri u dihet adresa
Shigjetat e saj dinë një destinim.
Lefter ShomoK /52p.i.sh.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου