Τετάρτη 14 Οκτωβρίου 2026

GIUSEPPINA DE BIASE "ANA E PRAPME E DETIT" (IL ROVESCIO DEL MARE)

 


GIUSEPPINA DE BIASE

ANA E PRAPME E DETIT (IL ROVESCIO DEL MARE)

Gjithçka nis nga cepi i buzëve. Një drithmë që bëhet mish sipër buzëve dhe së shpejti bëhet stuhi..
Nuk ekzistojnë frena..Nuk ka masë, shtrembëron fytyrën e dridhet toka.
Është fuqia krenare e grave të jugut.
Gra napolitane të gatuara me lavë e kripë.Një e qeshur që copton shpirtin dhe bëhet këngë.
Një burim i gjallë që shkapërthen dhe kafshon gjoksin pa kërkuar leje.
E pastaj befas mrekullia e ujit.Sytë mbushen e përmbyten, bëhen legen i një deti të gjallë.
Është një e qeshur e lagësht që lag faqet,lotë më të nxehtë se zjarri i Vezuvit, lotë të tejdukshëm si bulza kristali.
Çajnë bukurinë tonë,përkulen,na mbahet fryma,rrëshqasin në gojë,zemra tronditet e egër në një valle që sfidon botën,duke larë çdo lodhje e shqetësim.
Kështu qeshim ne gratë e jugut .Qeshim sa të plasë zenra,duke u kredhur në një vaj i cili është vetëm triumf.
Jemi mishi ku dridhet shkuma e gjirit,pjesa e prapme e detit,jeta që thërret e shkruar mbi lëkurë me zjarrin dhe me detin.
Përkthyer nga italishtja;
Lefter ShomoK/798 g.d.b.α.









Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου