Δευτέρα 16 Φεβρουαρίου 2026

Migel Flor " Magjistare"

 



Magjistare

Te irisi i syrit të saj flenë gurë të çmuar që nuk shkëlqejnë, por digjen. Janë flakë të heshtura që të thërrasin me krahë të padukshëm, që të dehin pa pirë, si një verë e lashtë e derdhur drejt në shpirt. Hutimi përballë saj nuk është dobësi, është përmbytje. Një dallgë që të merr mendjen dhe ta lë buzëqeshjen si dëshmi mbytjeje të ëmbël. Ajo pret edhe thikën, pa u dridhur. Sepse e di: plaga është domosdoshmëri kur gjaku duhet të bëhet shkumë, kur zemra duhet të provojë se është ende e gjallë. Nuk di çfarë sugjestioni të jep, magji, mallkim apo një pasqyrë ku shikon frikën dhe dëshirën të përqafuara. Magjistarja nuk të pushton. Ajo vetëm të zgjon. Migel Flor






Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου