Fluturat e Mjegullës
TI…vetëm…TI, magjepëse si përherë, flurore mbi errësirën e mendjes, mjegullkalterore mbi ëndrrat e mia. Në heshtjen e një bote të gjallë, ku kohët humbasin rrugën, TI ndriçon, një dritë e çuditshme, një reflektim që thyhet, si ujë mbi kristale. Çdo frymë që të ndjek, është një pyetje pa përgjigje, një ëndërr që kërkon të mësojë se ç’është jeta, nëse jo një fluturim mbi mjegull. TI…vetëm…TI, që je e thjeshtë dhe e pafund, një ekuacion i bukurisë, një filozofi e heshtur, një zë që flet pa fjalë. Migel Flor


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου