Si kalon rrugë,rrugica
Të kundroj ngultas,
pangopur
Trupi më mbushet mornica
I huaj për ty , i panjohur.
Tek ty një fytyrë dhe emër
Të shoh e syve më rrjedh mjaltë
Ikonë tjetër mbaj në zemër
Ngjasoni si shpirtra binjakë.
Pra,mos më keqkupto,të lutem
S'desha kurrë të bëj korte
Asaj mes teje i përulem
Që pulsin më shtonte ndër mote.
Fisnike,kije të plotë bindjen
Mos pushtohesh nga dyshimet
Thuaj,kush e ndalon dyndjen
E imazhit që ngjallin kujtimet?
Lefter ShomoK /21p.i.sh.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου