Agoi..Dielli ka nxjerrë syrin e tij përkujdesës për zgjimin, për përqafimin me natyrën, për ringjalljen e saj.
Tej kuadrit të drirares shpaloset natyra e lulëzuar.
Aty ,tek lulet, në këta shpirtra të vegjël gjej mrekullitë e joshjes.
Edhe ajri është ngjyer me ngjyrën e jargavanit, bardhësinë e jaseminit,blunë e ortansies,ka vënë si vath në vesh lulen e fuksies,verdhësinë e kalendulës buzkuqin e trëndafilit.
Kundroj sytë e tu e humbas në pasqyrën e lultë të shpirtit tënd.
Lule që buzëqeshin, lule llastica,lule që trishtohen.
Lule që qajnë nuk ka.
Kudo në botë nuk ka heronj përveç luleve e fëmijve.
Një amfiteatër jete, erëkëndi,ngjyrash , hijeshie.
Lule të dërgoj përherë të më kujtosh.
Këtu është parajsa ime, oazi I shkretëtirës time.
Më pyete një ditë për distancën e diellit dhe të thashë : pyet petalen e lules të të përgjigjet.
Këtu është lulishtja ku pavdekësia puthet dhe dashurohet me bukurinë
Lefter Shomo 110p.sh.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου