Τετάρτη 21 Ιανουαρίου 2026

LEFTER SHOMO " LULËZIM KUJTIMESH"

 


Hapa rastësisht një fletore të pashkruar
Gjurma lulërie në të vjetrat kujtesa
Vorbulla ndjesish në herbarin ngujuar
Ngjyrazbërdhylur në të pashlyerat mbresa.
Lulja e kujtimit e tharë,si lis i burgosur
Ëndrra në vegim dashurie të vjetër
Hapja e fletëve përhap erë të pangopur
Heshtjen shndërron në kujtime jashtë fletës.
Rrënjët e kërcelli,gjethet e lulet si lutje
Një pamje trishtimi e flakes së mekur pa zjarr
Antika lulërie ,të balsamosura puthje
Stoli nostalgjie mbi të kohës altar.
Flladi i erës sjell përkëdhelje të nxehta
Vrundujt e ndjenjave gjallërisht i këndell,
Parafytyrimi sjell dhurata të shenjta
Lulëzime kujtesash paprekur si dje .
Lefter ShomoK/45 p i.sh.







Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου