LEFTER SHOMO
PERLA E GËZIMIT
Ah ,sa pamje merr fytyra
Kur i shpreh të shpirtit ndjenja
Si në ndrrim çehresh natyra
Nga mëngjesi gjer te mbrëmja.
Gërmadhë të behet fytyra
Lot dënese hedh si shiu
Që nga gjerdhet në qepallë
Ulet poshtë një lot i hidhur.
Loti ka gërryer mollzën
E djeg brengë e hidhërimit
E padrejtësisë prroskë
Që mbush lotin e ankimit.
Ra në faqe lot i shijes
Loti yt sumbull e blertë
Një notë shtese bukurie
Zbriti të gëzimit perlë.
Sa ndjenjës i humbi reja
Çehrja zymtësinë përzuri
Lot hareje shpërthen zemra
Kur një çast i humbet zëri.
Lefter ShomoK/54/p.i.sh.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου