Κυριακή 10 Μαΐου 2026

Migel Flor "Toka e Besimit(Nënë)"

 

Toka e Besimit(Nënë)

Ky qe fati ynë nënoke një ylber i varur pas shiut mbi kokë Fati na sundoi si zot i jetës dhe lotët na i mbolli në tokë Toka e besimit nëna ime arkeologe e dashurisë së përjetshme Vetëm tek ti e mbështeta trungun kur vjeshtërat më rrëzonin gjethet Pyesin dimrat sa herë që vinin me shirat e erërat mbi sytë e mi “Ku do të frysh e të lagesh, vajzë?” E unë stuhitë i nisja tek ti Tek ti dhimbja e barkut u bë hambar dhe këshilla rrugë e drejtë dashuria më e vjetër e tokës Shën Mari në ikonën e shenjtë Migel Flor






Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου