Vals i natës Një vals i trishtuar pa krahë të bashkuar. Koka e kthyer poshtë, sytë drejtuar qiellit.. këmbët rrëshqasin mbi parket në melodinë e Vivaldit. Qafë mjelme e përkulur, larë në liqenin e Çajkovskit. Vals me një fantazmë, me një burrë që i ngjante Bukovskit, I egër me fytyrë të errët dhe duar të humbura në xhepa. E kam qiellin, e kam lumin, i kam retë që kalojnë pa më njohur, por ty të kërkoj ende në këtë vals mbrëmjeje të shkretë, ku muzika më mban gjallë dhe mungesa jote.. bëhet kavalier... Migel Flor


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου