LEFTER SHOMO
DUART E MIA
Prehër këto duar pa dorashka
Det prej bereqeti të meermë
Valle meraklinjsh,këngë balladash
Vlagë pune dhe e jetës çesmë.
Mbi gishtërinjtë e mi me mollza ledhash
Fllad i dashurisë gjen mirësi
Në padrejtësi breshëri predhash
Krëhër joshjeje në dashuri.
Bërë prej dejesh e muskujsh llërë
Forcë e mirëqenies dhe gëzim
Mund të përmbysin një botë të terë
Një shtrëngim bese në miqësi.
Duart e mia të çlodhjes gëzhoja
Veglat e një djerse të dëlirë
Artet i fiksojnë përmbi rrënoja
Mjaltin nga kosherja e lulërisë.
Artet i fiksojnë përmbi rrënoja
Mjaltin nga kosherja e lulërisë.
Duart o njerëz t'i bëjmë litarë
Thurrur në të botës përqafim
Djepa të përbashkët e lesharës
Të përkundim vetëm t' artin ëndërrim.
Lefter ShomoK/ 110p.i.sh.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου