LEFTER SHOMO
NJË PIKË SHIU MË
TRADHTOI.
Me ritme muzike bie një shi
Prej kohe mirëpritur ,lakmuar
Në bulza e pullëza vetëtin
Etjen tek ne e në bimë për të shuar.
Shiu formon gjol e pikat vallëzojnë
Këndojnë mes tyre pëshpërijnë
Mjegullat e retë komplotojnë
Shtrëngatat në xhama pluhurat fshijnë.
Si puthja e jote ky shiu peshoka
Si në kopshtin tonë një fryt i ri
Unë jam shiu e ti më je toka
Binom në të dashurisë pasuri.
O pikël ruaje sekretin që di
Mbaje brenda si diamant me ndriçime
Ti dhe oqeaneve sekretet i di
Emrin mos ia përmend mikes time.
O ti pikëz mike që ke rënë taze
Mos më shpo si gurin,mos më njom si tokën
Si loti acid që më gërmon faqen,
Posi pijaniku që përmbys e kthen sofrën.
Një pikë shiu e marrë më tradhtoi
E fshehta e mirëbesimit u bë det
Vesh e mori shiu,emri tënd gjëmoi
Dhe çdo pikë shiu emrin tënd thërret.
Lefter ShomoK 33p.i.α.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου