LEFTER SHOMO
NË SHKALLARËT
E VETMISË
Bija të një nëne fjalëpakë
Ju grahma zhytur në vetmi
Tinguj nga një kambanë e çarë
Heshtje në ar e maturi.
Prehje të pakta,heshtje të dlira
Me besë s'tradhtoni kurrë miq
Plot bujari tek mirësia
Gjakftohtë zgjidhni çdo habi
Memecëri,peshë rëndësie
Si të pagojë t' magjisë fëmijë,
T' ashpër në lodra tradhtie
Këngë memece pa ligjërim.
Nëpër shkallarët e vetmisë
Kredhur në mes të qetësisë
Heshtja më pa në mes të syve
Më rroku e fali përqafim.
Fjalët e thëna shumë të pakta
Si n'poezi një drejtpeshim
Si ligjërojnë heshtjet e arta
Shkruajnë sa malet një vëllim.
Heshtjet e urta kope me qengja
Flenë në të mirëkuptimit pllajë
Në të padrejtë kthehen në bisha
Të zemëratës bëhen fjalë.
Shkrij çdo pasion,huqet gabimet
Shkritores heshtje në furrnaltë
Po për të dashurisë parimet
Rebele klithma të miat fjalë.
Lefter ShomoK /61 p.i.α.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου