LEFTER SHOMO
ËNDRRA JETIME
Si diej shndritur n'ënderrim
Ëndrra sa shumë ju doja
Ju mbaja nën kujdesin tim
Për ty i kultivoja..
Si yje zgjedhur imtësisht
Me dashuri llastuar
Të shpirtit dridhmë,dashuri
Për ty të destinuar.
I mbaja në mall n' adhurim
Me afsh dashuri e dhele
Me ndjenja ngjeshur ngazëllim
Nisur karvan drejt teje.
Por ti s' i ledhatove kurrë
Pranë tyre kurrë s'u gjende
I mbaja në zemër pikturë
Për dritë në jetën tënde.
E akullt,pa asnjë respekt
Si pjesë e ftohtë hëne
Shmangeshe tinëz me lezet
Lije hije çapkëne.
I fyeve t'artat ëndërra
Rrugëve lënë jetime
I bërë bisha e zhgjëndra
Makthe në jetën time.
Lefter Shomo K/60p.i.sh.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου