Κυριακή 15 Νοεμβρίου 2026

LEFTER SHOMO " E RËNDËSISHME"



 LEFTER SHOMO

E RËNDËSISHME
Po më pe mes vetmisë të përhumbur
Po pe jetën time të bëhet gërmadhë
Lutem,hidhmë një vështrim të lumtur
Me një dhele krihma shpirtin me mall.
Zbardhjen e parë sa të sjellë agimi
Mirëmëngjesit posa zërin t'ia hapësh
E rëndësishme,thuaj fjalë miklimi
Ah,dhe puthje në buzë të më falësh.
Jeta vetë nuk sjell përsosje e prehje
Bëhu vetë ti ylber i mirësisë
Falmë harenë,falmë buzëqeshje
E mbytmë thellë në det të dashurisë.
Mëngjeset bregdetit t'i shëtisin pa gdhirë,
Netve shtoju pasion,shtoju zjarrmi
Në krahët e tu më shtrydh pa mëshirë
Bëju hënë e plotë,dehmë me dashuri.
Lefter ShomoK/32 p.i.α.









Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου