LEFTER SHOMO
HËNA U MBUSH NJOLLA
Të ngathtat orë ngrinin në akujt e pritjes
Në muzg,gjer mesnate mbeta fillikat
Dhe nata edhe hëna s'më jepnin përgjigje
Minutat në agrepat tregonin ankth në sahat.
E vdekur koha lëngonte në prangat e heshtjes
Agrepat rënkonin posa hidhnin një hap
Fryma iu morr nga pamja e
gënjeshtrës
Pseudopremtimet në njerëz kush i bën zap?
Hëna në qiell si me turp u mbush njolla
Herë drapërpërmbysur e herë shafran,
Skajet e saj të stërgjatë, majuce ,të holla
U orvaten natën ta prisnin me jatagan.
Hëna pa orën dhe u ndalën agrepat
Ajo fshihej e shfaqej në retë përreth
Kur si një kosore që e merr era
Herë një far,një kandil a si një gjeth i verdhë.
Mungesa e pafund më ndrydhi tëmthat sërish
Mes ndjenjash solli përmbytje stuhi e shqotë
Kurrë mos ardhsh! E përsërite ,kij parasysh,
Sikur diell të bëhesh a henë e plotë.
Letter ShomoK/57p.i.α.
h


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου