Δευτέρα 2 Νοεμβρίου 2026

LEFTER SHOMO " ËNDRRA TË ZERË RRËNJË"

 


LEFTER SHOMO

ËNDRRA TË ZERË RRËNJË
Mbi gjoksin tim mbështete kokën
Aty mbaje ,ëndrra të zerë rrënjë
Më duket sikur ndjej pulsin e botës
Dritë vegimi e kopshte në hënë.
Dhelet e tua ktheji në erë
Shkundmi lulet që mbaj në shpirt
Kur t' fashistet era, pa u ndjerë
Petalet dhe pushin m'i vidh.
Mbyllmë në guackë si të jem perlë
Lëpimë si shkuma në bregdet
Merrmë e tërhiqmë detit thellë,
Ujërave ku as ajër nuk gjen.
Gënjemë si fllad q'i qaset vjollcës
Më quaj pikmbështetje,më shtrëngo,
Dashuromë sikur erdhi fundi i botës
Si herën e parë gjithnjë më dashuro.
Lefter ShomoK/103p.i.α.








Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου