NOTIS PERJALIS "VASHËZA" - ΜΕΤΑΦΡΑΣΗ ΣΤΑ ΑΛΒΑΝΙΚΑ ΤΟΥ ΠΟΙΗΜΑΤΟΣ ΤΟΥ NΟΤΗ ΠΕΡΓΙΑΛΗ "ΤΟ ΚΟΡΙΤΣΑΚΙ" ΑΠΟ ΤΟΝ ΛΕΥΤΕΡΗ ΣΙΩΜΟ
NOTIS PERJALIS "VASHËZA"
Afër së poshtmes gjitoni
Jeton një e bukur vashëz
Që endet mes syve të mi
Hënëzëmbëla si mjaltë.
Të gjithë ajrin me puthje e ngarkon
Kur dorën tund në lëvizje
Veç kur drejt syve më vështron
Një ylli të fikët i bie.
Në mollë,mollë ngjyrë flori
Përparëses ç'i jep shije
Plot trëndafila ka në gji
Dhe flokët mbushur yje.
S' mundem të ve më gjum në sy
Fry,pra,ti erë e mirë
Nga aromat dhe nga lulësitë
Si natën edhe ditën.
Dal,imazhin tënd kërkoj
Heshtur e plot vëmendje
Çfarë monopati të përshkoj
T' arrij në zemrën tënde?
Sapo të shoh që po kalon
Humbas gjithë rrugkalimet
Kur ti më qesh e ligjëron
Dhe më ngulit mes syve.
Përktheu nga Greqishtja: Lefter ShomoK 723.n.p.α.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου