LEFTER SHOMO
HESHTJET FURRNALTË
Heshtjet fshehin brenda fjalë
Këngë ,ndjenja e pasione
Zemërake ngrenë valë
Hidhërim,gaz,ovacione.
Omerta shpallin krejt heshtjet
Sekrete mbajnë vulosur
Shokë e miq me marramendje
Urtësi,mendim pafolur.
Shpërthejnë shpesh këndojnë në kore
Si fruta piqen të pjekur
Si ushtarë jashtë llogoresh
Shpagim mundi kur ka gjetur.
Të pazëshmet kanë halle
Sepse tretin vrer e brenga
Çdo vëllim shkruar si male
Ku vetminë ka heshtja brenda.
Aty huqet shkrij, pasionet
Në mes heshtjes furrënaltë
Kur sundojnë emocionet
Çfardo heshtje bëhet flakë.
Këshilltare janë heshtjet
Shoqe t' arta miqësie
Aty shkrij tingujt e rreshtjes
Shqetësim gjakftohtësie.
Pllajës shpirtit flenë manarë
Paqtor zë me blegërima
Në t' padrejtë bëhen luanë
Heshtje bisha,heshtje klithma
Kapur dore ju më mbani
Drejt rrugicash erë vetmie
Insistim prej uragani
Në kllapi prej urtësie.
Lefter ShomoK/47 p.i.sh.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου