Migel Flor "Filozofia ime pêr retë"
Filozofia ime pêr retë
Retë
mbajnë lot pa zë,
pa faj.
Qielli i lëshon
kur s’mban më.
Retë i njoh si gratë
që mbajnë në kraharor ujë të ndenjur.
Nuk qajnë si ne
por rëndohen
derisa u dorzohet qielli.
Një re e bardhë më foli sot:
“Lotët nuk bien gjithmonë nga sytë,
ndonjëherë ngjiten lart
e bëhen qiell.”
Dhe pashë si u ça drita,
në plagë të njomura
shiu
një dhimbje foli pa urdhër.
Ne të poshtmit e quajtëm mot.
Këta të lartmit
zemër
që nuk duron më.
Migel Flor
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου